Barcelona, para rekordit

Lionel Messi ka thënë se tejkalimi i Raul Gonzalezit në listën e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve nuk është objektivi i tij primar te Barcelona. Het-triku i argjentinasit në fitoren 4-0 ndaj Ajaxit në Grupin H të mërkurën bëri që ai të ngjitet në kuotën e 62 golave në garën elite kontinentale.…

Sport

19/09/2013 21:00

Lionel Messi ka thënë se tejkalimi i Raul Gonzalezit në listën e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve nuk është objektivi i tij primar te Barcelona.

Het-triku i argjentinasit në fitoren 4-0 ndaj Ajaxit në Grupin H të mërkurën bëri që ai të ngjitet në kuotën e 62 golave në garën elite kontinentale. Por, ai ka insistuar se nuk mendon për rekordin e legjendës së Real Madridit prej 71 golash.

“Ideja e tejkalimit të Ralut është sfidë e mirë, por jo e domosdoshme. Ne, si ekip, kemi objektiva të tjera të rëndësishme. Për shembull të mundohemi të shkojmë sa më larg në garë. Të mundohemi ta fitojmë sërish”, deklaroi Messi.

Argjentinasi iu kundërpërgjigj rivalit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo i cili po ashtu realizoi het-trik të martën në fitoren 6-1 në udhëtim te Galatasaray.