Barcelona pagoi më shumë për Coutinho sesa Bayern për formacionin startues që pati mbrëmë

Se Barcelona ka dështuar në të gjitha aspektet tregon edhe një fakt lidhur me shumën e paguar për Philippe Coutinho.

Sport

15/08/2020 18:20

Ylli brazilian vinte me bujë të madhe nga Liverpool kur për të paguheshin 120 milionë funte, por ai nuk gjeti veten në ‘Camp Nou’.

Coutinho po luan si i huazuar te Bayern, madje mbrëmë shënoi dy gola dhe shtoi një asistim kundër skuadrës së Barcelonës, e cila ka kartonin e tij.

Fakt interesant është ai se Barca ka paguar më shumë për kartonin e Philippe Coutinho sesa Bayern Munich kanë paguar për 11 lojtarët që startuan mbrëmë në fitoren 2:8 kundër Barcelonës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-ën startuese të Bayern me shumën që Bayern ka paguar për secilin. /Lajmi.net.