Barcelona ofron Coutinhon në shkëmbim për Torres

Barcelona është duke planifikuar që në verë të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres.

Sport

30/11/2021 09:41

Spanjolli është i gatshëm që t’i bashkohet Barcelonës, por duhet të gjendet marrëveshja mes dy klubeve, transmeton lajmi.net.

Mediumi “The Times”, raporton se Barcelona ka mbajtur bisedime me Man Cityn për nënshkrimin me Torres dhe që kanë ofruar edhe disa futbollistë në shkëmbim, përfshirë mesfushorin ofensivë Philippe Coutinho.

“Qytetarët” kanë mesfushorë të shumtë dhe me gjasa do e refuzojnë brazilianin, duke marrë parasysh edhe që Pep Guardiola preferon lojë të shpejtë.

Ndërkohë, Man City do kërkojë një vlerë të lartë për Torres, gjë që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë shkaku i gjendjes së rëndë financiare./Lajmi.net/