Barcelona bën ofertën e parë për Lewandowskin

Barcelona e ka bërë ofertën e parë në drejtim të sulmuesit Robert Lewandowski.

Sport

23/06/2022 16:21

“Blaugranat” e dinë se duhet të paguajnë më shumë se 40 milionë euro, por aktualisht nuk po mund t’i sigurojnë këto të holla.

E gjitha kjo për shkak se katalunasit janë në garë edhe për Julas Kounde, por që as aty nuk kanë arritur të bëjnë hapa konkretë për ta transferuar atë, transmeton lajmi.net.

Propozimi i parë i skuadrës së Xavi Hernandez është diku rreth 38 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse ish-kampionët spanjollë do të babëziten për disa milionë më shumë, apo do të gjejnë alternativa për të mos e lënë lojtarin t’u ikë nga dora. /Lajmi.net/