Barcelona nuk paguan shumën e kërkuar nga Man City për Eric Garcia
Transferimi i Eric Garcia te Barcelona mund të dështojë.

Sport
Tash e disa javë, Eric Garcia lidhet me transferimin e mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Mbrojtësi spanjoll ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester City, duke u afruar edhe më shumë me katalanët.
Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Goal’ problemi nuk qëndron te lojtari as te Barcelona, por te shuma që Manchester City kërkon.
Barcelona nuk do të paguajnë çmimin e kërkuar nga ‘Citizens’, transmeton lajmi.net.
City duan 23 milionë euro, plus 12 milionë euro bonuse për kartonin e Eric Garcia.
Barcelona në anën tjetër janë gati të ofrojnë vetëm 10 milionë për qendërmbrojtësin.
Kujtojmë se Garcia ka kontratë edhe për një sezon te City dhe transferimi mund të vonohet për aq kohë. /Lajmi.net/