Barcelona nuk paguan para për Neymar, ky është plani ‘gjenial’

‘Saga’ Neymar – Barcelona po vazhdon.

Sport

12/07/2019 08:46

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, është në qendër të vëmendjes tash e disa kohë, duke u lidhur me një rikthim të mundshëm tek Barcelona.

Neymar thuhet të jetë i pakënaqur tek PSG dhe si pasojë synon rikthimin tek Barca, ku si dëshirë ka lojën krahë Leo Messit.

Por, për rikthimin e tij në ‘Camp Nou’, kampionët e Ligue 1 po kërkojnë një shumë të majme parash, të cilën Barca duket se vështirë që do ta paguajë.

Sipas gjermanes ‘Bild’, katalanët nuk do të paguajnë para të gatshme, por kanë një plan tjetër për rikthimin e Neymar, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e kampionëve të La Liga kanë ofruar tek PSG katër lojtarë, nga të cilët PSG mund të zgjedh tre.

Samuel Umtiti, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho e Nelson Semedo janë emrat në tavolinë.

Mbetet të shihet nëse Paris Saint Germain do të pranojnë një mundësi të tillë, apo do të kërkojnë para. /Lajmi.net/