Barcelona nuk mund t’i regjistrojë Kessien dhe Christiensen për shkaqe financiare

Barcelona po has telashe në regjistrimin e Franck Kessie dhe Andreas Christiensen.

Sport

07/07/2022 14:23

“Blaugranat” tashmë ka ulur ndjeshëm faturën e pagave të saj këtë verë duke lënë lojtarë të shumtë të largohen,  përfshirë këtu  Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Dani Alves dhe Adama Traore.

Por ata janë ende shumë mbi kufirin e pagave të La Liga-s, që do të thotë se nuk mund të regjistrojnë Kessie dhe Christensen në skuadrën e tyre, sipas Cope, transmeton lajmi.net.

Ata do të duhet të shkarkojnë edhe më shumë lojtarë nëse duan të regjistrojnë nënshkrimet e tyre të reja.

Një lojtar që ata besohet se duan të heqin qafe është Martin Braithwaite.

Sipas Sport, Xavi nuk ka vend për danezin në skuadrën e tij. Megjithatë, Braithwaite është i vendosur të qëndrojë në Katalonjë

Çështja e pagesave të shtyra po e bën gjithashtu të vështirë shkarkimin e lojtarëve.

Sipas Telegraph, Barça i detyrohet Frenkie de Jong 17 milion £ në paga të shtyra, një çështje që po pengon transferimin e tij prej 55 milion £ në Manchester United.

Ata gjithashtu u detyrohen anëtarëve të tjerë të skuadrës së tyre miliona paund në paga të shtyra. Sipas gazetarit Gerard Romero, sipas Daily Star, Gerard Pique ka një borxh prej 42.5 milion £ në paga.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë tërë kjo çështje. /Lajmi.net/