Barcelona nuk heq dorë nga Haaland

Barcelona dëshiron të bëj çmos për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

14/04/2021 14:58

Agjenti i norvegjezit është takuar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, derisa marrëveshja nuk do arrihet nëse nuk paguhet vlera e 150 milionë eurove, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas mediave gjermane, 20-vjeçari favorizon kalimin te Real Madrid ose Manchester City.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona nuk ka hequr dorë nga Haaland dhe do mundohet ta bind të pres deri në vitin tjetër, pastaj të paguajë klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro.

Katalunasit e shohin qendërsulmuesin si lojtari adekuat për të shkëlqyer në shumë vite në Kataluni.

Haaland ka shënuar 33 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka regjistruar edhe 10 asistime./Lajmi.net/