Barcelona njofton për vdekjen ish-lojtarit të tyre

Maxi Rolon dhe vëllai i tij kanë ndërruar jetë, për këtë ka njoftuar Barcelona.

Sport

15/05/2022 10:22

Maxi Rolon që dikur ishte futbollist i Barcelona B dhe vëllai i tij binjakë, kanë pësuar aksident të rëndë me makinë që ka rezultuar me vdekje.

Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka njoftuar për vdekjen e ish-futbollistit të tyre argjentinas.

“Jemi të tronditur nga vdekja e Maxi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prefsh në paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Maxi së fundmi ishte pjesë e Atletico Union Casildense, kurse vëllai i tij luante me Huracan di Chabas./Lajmi.net/