Barcelona në krizë, Milan synon t’ia ‘rrëmbejë’ dy yjet

Në javën e fundit, Barcelona ka pasur rritje dhe rënie në përformanca.

Sport

18/01/2021 22:13

Kualifikimi në finale të Superkupës së Spanjës bëri që katalunasit të shiheshin në top formë, por pas humbjes, menjëherë gjërat në klub kanë ndryshuar dukshëm, përcjellë lajmi.net.

Disa nga lojtarët e ekipit të parë janë të hapur për largimin gjatë këtij muaji dhe në listën e shitjeve vazhdojnë të jenë Samuel Umtiti dhe Junior Firpo.

Sipas Gazzetta dello Sport, lideri i Seria A, AC Milan është duke konsideruar transferimin e dyshes që nuk janë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Situata e Umtitit është më ndryshe sepse është duke punuar që të rikthehet në top formë, shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe afatgjatë që i humbën pozitën në formacionin bazë dhe te Kombëtarja e Francës.

Ndërsa, për Firpon, lojtari është njoftuar që do shitet dhe është vetëm duke pritur ofertën e ndonjë klubi të madh./Lajmi.net/