Barcelona në ‘frymën e fundit’ fiton një pikë ndaj Granadas

Granada ka bërë befasinë duke nxjerrë një pikë nga Barcelona në “Camp Nou”.

Sport

20/09/2021 22:57

Katalunasit në fundin e takimit ia dolën të marrin një barazim me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

E tëra ndeshja u dominua nga Barcelona, që assesi nuk i finalizuan aksionet.

Golin e parë në takim e shënoi Duarte në minutën e dytë me kokë nga afërsia (2’), duke vendosur Granadan në epërsi.

Barcelona në tërësi ishte skuadër shumë më e kompletuar, por nuk ia doli të shënojë, ku edhe provuan gjatë tërë kohës përmes harkimeve që të shënojnë me kokë.

Vlen të ceket, një vendim befasues i Ronald Koeman, që e vuri Gerard Piquen si qendërsulmues për 15 minuta, me spanjollin që provoi të realizonte falë lartësisë, por nuk ia doli.

Derisa mendohej se do mbyllej ndeshja me këtë rezultat, heroi i Barcelonës ishte Ronald Araujo që ia doli ta barazoi rezultatin (89′).

Sidoqoftë, me këtë barazim, Barcelona renditët e shtata me tetë pikë, derisa Granada e 17-të me tre sosh./Lajmi.net/