Barcelona në dyshime për të ardhmen e Piques

Barcelona janë në dyshime për të ardhmen e qendërmbrojtësit të tyre, Gerard Pique.

Sport

12/06/2022 10:48

Polemikat e tij për jetën personale, rekordi i tij i lartë me lëndime, vështirësitë ekonomike të klubit dhe mosha e tij janë dyshimet e Barcelonës nëse duhet të vazhdojnë me spanjollin apo jo.

Sipas ‘AS’, në klub ka dyshime për të ardhmen qendërmbrojtësit, përcjell lajmi.net.

Përveç problemeve të tij të përsëritura fizike sezonin e kaluar, klubi beson se ai është shumë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale dhe të biznesit jashtë fushave të blerta.

Këto mund të ndikojnë që spanjolli të largohet më herët nga ‘Camp Nou’, pasi ai ka kontratë deri në vitin 2024 me ekipin e Xavi Hernandez.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Piques./Lajmi.net/