Barcelona me rekord të ri në La Liga

Ekipi blaugrana ka arritur një rekord të ri në La Liga.

Sport

22/04/2022 23:04

Barcelona po kalon në një periudhë mjaft të mirë që kur Xavi Hernandez erdhi në krye të ekipit.

Përkundër faktit që kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve qysh në fazën e grupeve dhe janë eliminuar nga Evropa Ligë në çerekfinale, ata këtë sezon kanë zhvilluar paraqitje mjaft të mira.

Siç njofton faqja e statistikave në Twitter, ‘OptaJoe’, Barcelona ka arritur një rekord në La Liga, transmeton lajmi.net.

Ekipi i Xavit kanë shënuar 16 gola me kokë këtë sezon në kampionatin spanjoll, shifër kjo që asnjë ekip në La Liga nuk e ka arritur më parë.

Në pesë ligat kryesore të Evropës, vetëm Rennais në Ligue 1 ka shënuar po aq gola me kokë sa Barca./Lajmi.net/