Barcelona me ofertë për Muenier

Barcelona nuk po ndalet këtë merkato. Gjigantët katalanas kanë nënshkruar me lojtarë si Robert Lewandowski, Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha dhe Jules Kounde këtë verë, por duket se nuk do të ndalet me aq. “Merkato nuk është mbyllur akoma, mund të bëjmë të tjera afrime”, deklaroi presidenti Joan Laporta, ndërkohë që Xavi pret një mbrojtës…

Sport

15/08/2022 23:42

Barcelona nuk po ndalet këtë merkato.

Gjigantët katalanas kanë nënshkruar me lojtarë si Robert Lewandowski, Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha dhe Jules Kounde këtë verë, por duket se nuk do të ndalet me aq.

“Merkato nuk është mbyllur akoma, mund të bëjmë të tjera afrime”, deklaroi presidenti Joan Laporta, ndërkohë që Xavi pret një mbrojtës të djathtë.

Emri i fundit që lidhet me klubin katalanas është Thomas Muenier, transmeton lajmi.net.

Katalanasja ‘Sport.es’ shkruan se Barcelona po tenton të sigurojë një akord me lojtarin e Borussia Dortmund, me klubin gjerman që heziton të heqë dorë nga shërbimet e 30-vjeçarit belg.

Klubi spanjoll ka gati 10 milionë euro për kartonin e lojtarit, por drejtuesit e Dortmundit kërkojnë të paktën 15 milionë.

Diferenca nuk është e madhe dhe ditët e ardhshme mund të sjellin akordin zyrtar mes klubeve./Lajmi.net/