Barcelona ‘largon’ Alvesin
Barcelona ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën mbrojtësit Dani Alves, i cili tani do të largohet nga klubi si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni.
Sport
Dani Alves është në kërkim të një skuadre të re pasi Barcelona nuk mendon t’ia vazhdojë kontratën, që do të skadojë në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur portali spanjoll “Fichajes”.
Alves, një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës në vitet e fundit, ngadalë duhet të mendojë për një destinacion të ri, mirëpo nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë pagë të njëjtë sikurse në Camp Nou.
Ai së fundmi është përmendur si objektiv i Chelseas dhe Liverpoolit në Premierligë.
Por, në të kaluarën i ka interesuar edhe Juventusit e Interit në Serie A.