Barcelona ka gati planin për transferimin e Bernardo Silva

Barca ka përgatitur një plan për transferimin e lojtarit të Manchester City, Bernardo Silva.

Sport

06/07/2022 10:54

Bernardo lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona tash e disa javë. Me Frenkie de Jong që mund të largohet nga ‘Camp Nou’, ai shihet zëvendësues i duhur për holandezin.

Megjithatë, operacioni për transferimin e portugezit nuk do të jetë i lehtë për t’u kompletuar, pasi City kërkon 80-100 milionë euro.

Gerard Romero raporton se Barcelona ka një tjetër plan për transferimin e Bernardo, transmeton lajmi.net.

Ata duan të ofrojnë 65-70 milionë euro, plus disa bonuse të vogla.

Te kampi ‘Blaugrana’ ekziston besimi se mund ta marrin kartonin e lojtarit për një shumë të tillë.

Thuhet se nga të gjitha marrëveshjet për të cilat po punon Barca, kjo e Bernardo është më së largu për t’u kompletuar. /Lajmi.net/