Barcelona? Jo, faleminderit (FOTO)

Arsenal është duke bërë përpjekje që t’ia pamundësojë Barcelonës transferimin e mbrojtësit të krahut, Hector Bellerin.

Sport

08/06/2016 14:35

Arsenal ka frikë se Barcelona do ta tentojë blerjen e mbrojtësit të krahut, Hector Bellerin.

Andaj, “Gunners” janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë të ardhmen e futbollistit në Emirates, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Barcelona kërkon Bellerinin për pasardhës të Dani Alvesit, i cili ka konfirmuar largimin nga Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.

Por, Arsenal nuk dëshiron ta lejojë largimin e Bellerin, futbollist i transferuar në Londër pikërisht nga academia e Barcelonës, La Masia më 2011.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.