Barcelona janë gati të paguajnë deri në 30 milionë euro për kartonin e Lewandowski
Robert Lewandowski mund të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkaton e verës.

Sport
Ylli polak i Bayern Munich pritet të ndërrojë ambient dhe të kalojë në ‘Camp Nou’, te gjiganti katalan.
Raportime të disa mediave bëjnë të ditur se Lewandowski dhe Barca tashmë janë pajtuar në parim për një transferim të tillë, por asnjëra palë s’ka komunikuar me Bayern Munich, përcjell lajmi.net.
Thuhet se ata kërkojnë 60 milionë euro për kartonin e Lewas, kurse Barca ofron vetëm deri në 30 milionë euro.
Në anën tjetër, thuhet se Lewandowski i ka kërkuar Bayernit një pagë prej 20 milionë eurove për vit, për të nënshkruar kontratën e tij.
Mbetet të shihet se si do të përcaktohet në fund e ardhmja e Robert Lewandowskit. /Lajmi.net/