Barcelona: Ja pse e shitëm Touren
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka thyer heshtjen e gjatë duke bërë të ditur arsyet e shitjes së mesfushorit Yaya Toure në Manchester City më 2010.

Sport
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka bërë të ditur arsyen e shitjes së mesfushorit Yaya Toure në Manchester City, në verën e vitit 2010.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë u largua nga Camp Nou për në Etihad, por kurrë pa u bërë ndonjë shpjegim i detajuar për shitjen e tij.
Dhe, Rosell e ka thyer heshtjen.
“Më 2010, klubi kishte probleme të mëdha financiare. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Gjithqka u krye brenda një dite, kishim nevojë për para”, deklaroi Rosell për të përditshmen sportive spanjolle “AS”.