Barcelona i vendos ultimatum Moribas për vazhdimin e kontratës

Illaix Moriba nuk po e rinovon kontratën me Barcelonën.

Sport

02/08/2021 12:51

Kërkesat e Moribas janë shumë të larta për të rinovuar kontratën me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Futbollisti po kërkon pagë 6 milionë euro për të vazhduar marrëveshjen që i skadon më 30 qershor të vitit 2022, në anën tjetër “Blaugranët” i kanë ofruar 3 milionë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, gjiganti spanjoll i ka vendosur ultimatum mesfushorit për rinovimin e kontratës.

18-vjeçari ka afat deri më 8 gusht të marr një vendim, në të kundërtën klubi do ta shesë atë në ditë e fundit të afatit kalimtar.

Drejtuesit e Barces janë të befasuar me kërkesat e futbollistit që iu dha mundësia të luaj në ekipin e parë në një moshë shumë të re. /Lajmi.net/