Barcelona i vendos ultimatum Dembeles dhe Moribas
Klubi spanjoll Barcelona po synon të mbaj në ekip dy fubollistët e saj.

Sport
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës do të takohen gjatë ditëve në vijim me agjentët e Dembeles dhe Moribas për të diskutuar vazhdimin e marrëveshjes me klientët e tyre, transmeton lajmi.net.
Të dy fubollistët kanë vitin e fundit në kontratë me ‘Blaugranët’, pasi marrëveshja e tyre skadon më 30 qershor të vititi 2022.
Gjiganti spanjoll po kërkon të vazhdoj kontratën me ta, dhe raportohet se nëse futbollistët nuk dëshirojnë të nënshkruajnë atëherë klubi do të merr masa drastike ndaj tyre.
Flitet se futbollistët po synojnë të largohen vitin e ardhshëm si futbollist të lirë, në anën tjetër thuhet se Barca do të vendos ti mbaj në bankën rezervë të dy lojtarët gjatë tërë sezont të ardhshëm në rast se nuk vazhdojnë kontratën.