Barcelona i vendos çmimin Aubameyang

Barcelona i ka vendosur çmimin Pierre Emerick Aubameyang. Pavarësisht që Aubameyang kaloi në ‘Camp Nou’ vetëm këtë vit, koha e tij te ekipi katalanas mund të jetë e shkurtër. Me nënshkrimet e shumta këtë merkato dhe problemeve financiare, do të detyrojnë drejtuesit e klubit të largojnë disa lojtarë. E në listën e largimeve është edhe…

Sport

15/08/2022 16:29

Barcelona i ka vendosur çmimin Pierre Emerick Aubameyang.

Pavarësisht që Aubameyang kaloi në ‘Camp Nou’ vetëm këtë vit, koha e tij te ekipi katalanas mund të jetë e shkurtër.

Me nënshkrimet e shumta këtë merkato dhe problemeve financiare, do të detyrojnë drejtuesit e klubit të largojnë disa lojtarë.

E në listën e largimeve është edhe sulmuesi gabonez, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit nga Fabrizio Romano, Barca tashmë i ka vendosur çmimin atij dhe kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë Aubameyang.

Shumë kjo që për Chelsean si klubi i interesuar për sulmuesin duket e lartë.

Por bisedimet vazhdojnë, pasi Marcos Alonso po shihet si pjesë e marrëveshjes.

Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë në një akordim./Lajmi.net/