Barcelona fiton kundër Espanjollit në minutat e fundit – Olmo e Lewandowski ia “tundin” rrjetën serbit

Barcelona ka dalë fituese nga derbi katalanas, duke e mposhtur Espanyolin me rezultat 2:0 në një ndeshje të fortë të zhvilluar në kuadër të La Ligës. Fati i takimit u vendos në minutat e fundit të sfidës. Pas një loje të balancuar dhe me pak raste të pastra shënimi, katalanasit arritën të thyejnë rezistencën e…

Sport

03/01/2026 23:25

Barcelona ka dalë fituese nga derbi katalanas, duke e mposhtur Espanyolin me rezultat 2:0 në një ndeshje të fortë të zhvilluar në kuadër të La Ligës. Fati i takimit u vendos në minutat e fundit të sfidës.

Pas një loje të balancuar dhe me pak raste të pastra shënimi, katalanasit arritën të thyejnë rezistencën e vendasve në minutën e 87-të, kur Dani Olmo realizoi golin e epërsisë pas një aksioni të shpejtë sulmues, transmeton lajmi.net.

Në kohën shtesë, konkretisht në minutën e 90-të, Robert Lewandowski shënoi golin e dytë, duke siguruar përfundimisht fitoren e Barcelonës.

Me këto tri pikë, Barcelona ngjitet në 49 pikë dhe vazhdon të mbajë kryesimin në tabelën e La Ligës, duke dëshmuar vazhdimësinë e formës së mirë dhe seriozitetin në garën për titullin kampion./lajmi.net/