Barcelona fiton bindshëm ndaj Elches, shkëlqen sërish Lewandowski

Barcelona ka arritur fitore ndaj Elches. Ekipi i Xavi Hernandez vazhdon me serinë e fitoreve në La Liga, këtë herë mposhtën Elchen 3:0, përcjell lajmi.net. Golin e parë për ‘blaugranët’ e shënoi ylli i skuadrës, Robert Lewandowski, kështu duke regjistruar golin e shtatë, në gjashtë ndeshje sa ka zhvilluar. Kurse, golin e dytë e realizoi…

Sport

17/09/2022 18:12

Barcelona ka arritur fitore ndaj Elches.

Ekipi i Xavi Hernandez vazhdon me serinë e fitoreve në La Liga, këtë herë mposhtën Elchen 3:0, përcjell lajmi.net.

Golin e parë për ‘blaugranët’ e shënoi ylli i skuadrës, Robert Lewandowski, kështu duke regjistruar golin e shtatë, në gjashtë ndeshje sa ka zhvilluar.

Kurse, golin e dytë e realizoi Memphis Depay, i cili realizoi në minutën e 41`.

Pedri shënoi pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në anën tjetër Elche nuk arriti të rrezikojë aspak vendasit, ndërsa, që nga minuta e 14` mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Verdus.

Edhe në pjesën e dytë më të mirë ishin vendasit, por shënuan vetëm edhe një gol.

Ishte sërish Lewa që realizoi, në minutën e 48` të ndeshjes.

Kështu Barcelona me këtë fitore merr kreun e tabelës përkohësisht, me 16 pikë, kurse Elche thellohet edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm një pikë./Lajmi.net/