“Barcelona është skuadër shumë e madhe për Dembele”

Ousmane Dembele ka qenë temë kryesore ditëve të fundit tek skuadra e Barcelonës.

Sport

23/11/2018 17:08

Ai është “sulmuar” për mungesë profesionalizmi, megjithatë, ish trajneri i Real Madrid, Bernd Schuster ka thënë se nuk është aspak i befasuar me këtë.

Ai nuk mendon se francezi është në nivelet që të luaj për Barcelonën dhe ka dyshime se ai ishte impresionues edhe në Dortmund.

“Janë disa lojtarë që janë mjaftueshëm të mirë tek Barca dhe disa të tjerë që nuk janë. Është një gjë që mund ta shohësh menjëherë dhe nuk ke nevojë për shumë arsye” ka thënë Schuster, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

“Barcelona është shumë e madhe për Dembele. Në Dortmund ai kishe disa ndeshje shumë të mira në fillim, por jo edhe aq shumë në vazhdim. Është gabim që nuk e kanë ditur si është jashtë fushës” ishin fjalët e gjermanit.

Disa besojnë se Dembele mund të largohet edhe gjatë janarit, me ofertat e shumta që po vijnë drejt tij.

Liverpool është një prej pretendenteve kryesore për të siguruar shërbimet e francezit. /Lajmi.net/