Barcelona eliminon Bayernin, kjo është arsyeja
Barcelona do ta eliminojë Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kështu thonë statistikat e gjigantit katalan në garën elite të klubeve evropiane.

Sport
Barcelona mposhti Bayern Munichun me rezultat 3:0 në ndeshjen e tyre të parë n gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dhe, avantazhi i madh do të jetë i mjaftueshëm për gjigantin katalan që të kualifikohet në finale, para ndeshjes së kthimit, sonte në Allianz Arena.
Kështu thonë statistikat e gjigantit katalan në garën elite të klubeve evropiane.
Barcelona kurrë nuk ka shpërdoruar një avantazh prej tre ose më tepër golash, në një ndeshje të kthimit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
E vetmja përmbysje e pësuar ndodhi në edicionin 1983-83 në Kupën UEFA ku “Blaugrana” fituan 2:0 në Camp Nou ndaj Manchester Unitedit, por u mposhtën 3:0 në Old Trafford.