Barcelona e Neymarit
Neymar do të jetë në qendër të vëmendjes sonte në duelin mes Barcelonës dhe Celticut në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve. Në mungesë të Lionel Messit të lënduar, braziliani do të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së repartit sulmues në përballje me Celticun, skuadër që befasoi gjigantin katalan në po të njëjtën fazë…

Sport
Neymar do të jetë në qendër të vëmendjes sonte në duelin mes Barcelonës dhe Celticut në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Në mungesë të Lionel Messit të lënduar, braziliani do të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së repartit sulmues në përballje me Celticun, skuadër që befasoi gjigantin katalan në po të njëjtën fazë të garës në edicionin e kaluar duke e mposhtur 2-1 në Celtic Park.
Neymar kaloi duelin e fundjavës në La Ligë kundër Almerias në bankën rezervë andaj do të jetë i pushuar mirë para përballjes me ekipin skocez.
Trajneri Gerardo Martino nuk ka treguar saktë rolin në të cilin do të aktivizohet Neymar, por pritet që braziliani të angazhohet në krahun e majtë prej ku është paraqitur mjaft mirë deri më tani gjatë këtij sezoni duke dhënë asistime në golat e Messit, Fabregasit e të tjerëve.
Nëse zakonisht thuhet se ‘Barcelona është e Messit’, së paku sonte do të jetë e Neymarit.