Barcelona e ‘kalli’ Bernabeun (Video)

Real Madrid nuk dëshiron që finalja e Copa del Rey mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos të zhvillohet në Santiago Bernabeu. E arsyeja është kjo.

Sport

06/03/2015 09:15

Barcelona dhe Athletic Bilbao dëshirojnë të zhvillojnë finalen e Copa del Rey në stadiumin Santiago Bernabeu.

Por, Real Madrid nuk e ka ndërmend të lejojë të ndodh kjo. Dhe, arsyeja ka të bërë me finalen e vitit 1997 kur gjiganti katalan mposhti Betisin dhe e fitoi trofeun.

Në fushë shpërtheu një festë e madhe kurse tifozët në tribuna e ‘kallën’ atmosferën duke e kënduar edhe himnin e Barcelonës.

Andaj, përsëritja e një skene të tillë do të konsiderohej si turpërim për Realin dhe tifozët nga Bernabeu.

YouTube player