Barcelona e fiton trillerin ndaj Dortmundit

Barcelona e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kampionëve.   Katalonasit mposhtën 2:3 Borussia Dortmundin në “Signal Iduna Park”, në kuadër të javës së gjashtë të fazës së ligës.   Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse e dyta pati me bollëk.   Raphinha kaloi mysafirët në epërsi në…

Sport

11/12/2024 23:15

Barcelona e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kampionëve.

 

Katalonasit mposhtën 2:3 Borussia Dortmundin në “Signal Iduna Park”, në kuadër të javës së gjashtë të fazës së ligës.

 

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse e dyta pati me bollëk.

 

Raphinha kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjes.

 

Guirassy barazoi shifrat me gol nga penalltia në minutën e 60-të.

 

Me t’u inkuadruar në lojë, Ferran Torres riktheu epërsinë e Barcelonës me gol në minutën e 75-të, por vetëm tre minuta më vonë, Guuirassy barazoi edhe njëherë shifrat.

 

Por, në minutën e 85-të, Ferran Torres del sërish në skenë, teksa u asistua nga Yamal për golin e fitores.

 

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Liverpooli.

 

Në anën tjetër, Dortmundi bie në vendin e nëntë me 12 pikë gjithsej.