Barcelona e fiton edhe “Klasiken” e grave me rezultat shkatërrues ndaj Real Madridit
Gratë e Barcelonës siguruan vendin në gjysmëfinale të Copa de la Reina me një fitore të thellë 4-0 ndaj Real Madridit. Qysh në 15 minutat e para, ndeshja ishte nën kontrollin e tyre: Barcelona dominoi posedimin e topit dhe kërkoi hapësira kryesisht nga krahët, ndërsa Real Madridi tentoi të organizohej dhe të krijonte raste të…
Sport
Gratë e Barcelonës siguruan vendin në gjysmëfinale të Copa de la Reina me një fitore të thellë 4-0 ndaj Real Madridit.
Qysh në 15 minutat e para, ndeshja ishte nën kontrollin e tyre: Barcelona dominoi posedimin e topit dhe kërkoi hapësira kryesisht nga krahët, ndërsa Real Madridi tentoi të organizohej dhe të krijonte raste të shpejta, transmeton lajmi.net.
Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, kur Alexia Putellas shënoi me kokë pas një goditjeje këndi, duke e çuar Barcelonën në avantazh 1-0.
Në pjesën e dytë, gratë e Barcelonës shtuan ritmin e lojës. Në minutën e 67-të, Ewa Pajor realizoi golin e dytë, ndërsa në minutën e 73-të, Salma Paralluelo shënoi golin e tretë me një chip mbi portiere.
Në minutën e 81-të, Pajor realizoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur fitoren 4-0 dhe duke mbyllur çdo shans për Real Madridin.
Me këtë fitore të qartë, gratë e Barcelonës treguan superioritet dhe sigurojnë vendin në gjysmëfinale të një prej garave më të rëndësishme të futbollit femëror në Spanjë./lajmi.net/