Barcelona e Bilbao pajtohen për stadiumin e finales
Barcelona dhe Athletic Bilbao kërkojnë që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.

Sport
Athletic Bilbao mendon njësoj si Barcelona: finalja e Copa del Rey duhet të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.
Pas presidentit dhe futbollistëve të gjigantit katalan që shprehën dëshirën e tyre që duelin final ta zhvillojnë në Bernabeu, edhe Bilbao pajtohet me ta.
“Për mua, të luajmë në Bernabeu më duket ide shumë e mirë”, deklaroi trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde.
“Jam i sigurt se do të sjellim më shumë tifozë se Barcelona”, u shpreh ai. Finalja e Copa del Rey zhvillohet më 30 maj.