Barcelona do të tentojë nënshkrimin e Bernardo Silvan edhe verën e ardhshme

Barcelona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Bernardo Silva. Lojtari u përfol shumë për një kalim të mundshëm në “Camp Nou” këtë verë, por katalunasit nuk dërguan ofertë në drejtim të Manchester Cityt për të. Edhe vetë Sila nuk ishte kundër një largimi nga “Etihad Stadium” në këtë afat kalimtar, por, siç u…

Sport

09/09/2022 14:46

Barcelona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Bernardo Silva.

Lojtari u përfol shumë për një kalim të mundshëm në “Camp Nou” këtë verë, por katalunasit nuk dërguan ofertë në drejtim të Manchester Cityt për të.

Edhe vetë Sila nuk ishte kundër një largimi nga “Etihad Stadium” në këtë afat kalimtar, por, siç u shpreh ai, nuk dërgoi askush ofertë për të.

“Blaugranat” patën një verë të zënë, duke transferuar shumë lojtarë, fakt ky që i penalizoi që futen në garë seriozisht për lojtarin. /Lajmi.net/