Barcelona dhe Real Madrid mësojnë datën – duhet të nxitojnë për nënshkrimin me Haaland
Të dyja Barcelona dhe Real Madrid janë vënë pas Erling Haaland.
Sport
Sulmuesi norvegjez do të jetë një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos së janarit, me emrin e tij që lidhet me Barcelonën dhe Real Madridin.
Të dy skuadrat kanë mësuar tashmë se duhet të mbyllin marrëveshjen para fundit të këtij muaji.
Felix Diaz raporton se marrëveshjen për nënshkrimin me Haaland duhet mbyllur para 31 janarit, përcjell lajmi.net.
Gjithsesi, kjo marrëveshje duhet të mbyllet këtë muaj, por me lojtarin që ndërron skuadër në fund të sezonit.
Presidenti i Barcelonës është shprehur optimist për transferimin e Haaland, derisa mediat në Spanjë e afrojnë më shumë me Real Madridin. /Lajmi.net/