Barcelona dhe PSG e duan talentin 17-vjeçar të Suedisë

Barcelona dhe PSG janë në garë për talentin 17-vjeçar.

Sport

27/09/2021 19:08

Bëhet fjalë për Williot Sëedberg që është pjesë e Hammarbyt, që admirohet nga Barcelona dhe PSG, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, edhe lojtari ka pranuar që nuk do e refuzonte Barcelonën, pavarësisht që pëlqen Valencian në La Liga.

“Është qesharake të flasësh për interesimin e Barcelonës. Nuk është vetëm ndonjë klub. Nuk do i thosha jo Barcelonës, edhe pse Valencia është skuadra ime favorite në Spanjë, por ende nuk jam në atë nivel”, u shpreh ai për Expressen.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ndonjëra skuadër do bëjnë ndonjë ofertë zyrtare./Lajmi.net/