Barcelona dhe Lazio në garë për Romagnoli
Barcelona dhe Lazio do të rivalizojnë njëra tjetrën, gjatë merkatos së verës.

Sport
Merkatoja e verës do të vë shumë skuadra në lëvizje, përfshirë edhe Barcelonën dhe Lazion, skuadra këto që janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Është kapiteni i Milan, Alessio Romagnoli, lojtari që ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave, transmeton lajmi.net.
Nga Italia raportohet se dy skuadrat janë gati të ofrojnë nga 50 milionë euro për shërbimet e italianit.
Romagnoli është nën kontratë me skuadrën ‘Rosoneri’ deri në qershor të vitit 2022. /Lajmi.net/