Barcelona dëshiron transferimin e Tagliafico, para fundit të merkatos së janarit

Barcelona janë të vendosur që të transferojnë një mbrojtës të krahut të majtë, para se merkatoja  e janarit të mbyllet.

Sport

24/01/2022 17:39

Katalanët janë duke ngecur deri në këtë pjesë të sezonit dhe duhet të bëjnë ndryshime në përbërje.

Skuadra është në nevojë për një mbrojtës të krahut të majtë, dhe tani kanë një emër specifik në listë të dëshirave.

‘Goal’ mëson se Barca janë të vendosur të nënshkruajnë me Tagliafico, në formë huazimi, deri në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.

Holandezët po shtyjnë që të inkuadrojnë një klauzolë prej 6 milionë eurove për transferimin e përhershëm të lojtarit, derisa  Barca propozon që të dërgojë Alejandro Balde në Ajax, si pjesë të marrëveshjes.

Barca akoma duhet të largojnë disa lojtarë, qoftë në huazim ose si shitje, për të lënë hapësira në paga, nëse duan të afrojnë emra të rinj. /Lajmi.net/