Barcelona dëshiron transferimin e Bernardo Silva

Dënimi i UEFA për Manchester City ka bërë që këta të fundit të kthehen në ‘treg’ për skuadrat e mëdha evropiane.

Sport

21/02/2020 21:16

Skuadra e Barcelonës është ajo që po monitoron me kujdes situatën te ‘Citizens’, duke mbajtur vëmendjen veçanërisht te Bernardo Silva.

Sipas Duncan Castles, Barcelona do të dëshironte transferimin e Bernardo Silva, dhe tashmë janë duke u interesuar nëse mund të jetë e mundur që të marrin nënshkrimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Manchester City thuhet se nuk janë të interesuar të heqin dorë nga lojtari, por situata mund të ndryshojë gjatë muajve të ardhshëm.

Dënimi i UEFA për Man City mund të ndryshojë situatën. Barca po qëndron në gatishmëri për lëvizjet drejt portugezit. /Lajmi.net/