Barcelona – Bayern Munich: Formacionet e mundshme

Barcelona dhe Bayern Munich përballen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

14/08/2020 10:01

Quique Setien dhe Hansi Flick duhet të kenë planet më të mira të mundshme për të kaluar tutje.

Trajneri i Barcelonës, Setien, duket se do të ndryshojë diçka edhe në skemë, duke tentuar një 4-4-2 ‘diamant’, i cili me gjasë në raste të ndryshme mund të shndërrohet në 3-1-4-2 apo 3-5-2, me Sergi Roberto që lejon të gjitha këto rotacione, për t’i dhënë Semedos hapësira në krahun e djathtë.

Hansi Flick në anën tjetër duket se do të shkojë me 4-2-3-1 e zakonshëm.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme të Barcelonës dhe Bayern për ndeshjen që luhet me fillim nga ora 21:00. Formacionet janë dhënë nga ‘Sport’. /Lajmi.net/