Barcelona arrin marrëveshje të plotë me talentin e Racing

Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë me talentin e Racing, Pablo Torre.

Sport

04/03/2022 12:11

Katalunasit kanë kompletuar marrëveshjen personale me futbollistin e talentuar spanjoll, ndërsa janë edhe duke negociuar me skuadrën për të kompletuar transferimin sa më parë, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se negociatat mes dy klubeve janë në fazën e avancuar, me Barcelonën që beson se është “Pedri i ri”.

Ndërkohë, për Torre interesim ka shprehur edhe Real Madrid, por që ky i fundit preferoi Barcelonën./Lajmi.net