Barcelona arrin marrëveshje me Man Cityn për Bernardo Silvan

Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet e afërta me klubin anglez, shuma për të cilën janë dakorduar palët është diku rreth 80 milionë euro, transmeton lajmi.net. Portugezi tashmë e ka ndarë mendjen për t’u larguar dhe ky transferim duket se nuk ka…

Sport

09/08/2022 13:34

Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për mesfushorin ofanziv, Bernardo Silva.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet e afërta me klubin anglez, shuma për të cilën janë dakorduar palët është diku rreth 80 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Portugezi tashmë e ka ndarë mendjen për t’u larguar dhe ky transferim duket se nuk ka kthim prapa.

Silva do të jetë “qershia mbi tortë” e një merkatoje të jashtëzakonshme të katalunasve të cilët kanë shpenzuar me bollëk për të qenë rivalë të denjë për secilën nga garat e mundshme këtë sezon. /Lajmi.net/