Barça, rasti i këndelljes

Riccardo Montolivo beson se një rezultat pozitiv kundër Barcelonës mund të rinisë sezonin deri më tani të zbehtë të Milanit. Rossonerët do të ndeshen me gjigantin katalan të martën në kuadër të xhiros së tretë në Grupin H në Ligën e Kampionëve. Milani ka dëshpëruar me paraqitjet e deritashme këtë stinor duke qenë në pozitën…

Sport

21/10/2013 19:30

Riccardo Montolivo beson se një rezultat pozitiv kundër Barcelonës mund të rinisë sezonin deri më tani të zbehtë të Milanit.

Rossonerët do të ndeshen me gjigantin katalan të martën në kuadër të xhiros së tretë në Grupin H në Ligën e Kampionëve. Milani ka dëshpëruar me paraqitjet e deritashme këtë stinor duke qenë në pozitën e tetë në Serie A.

Por, kapiteni insiston se një rezultat pozitiv kundër Barcelonës mund të shërbejë përkrahjen e nevojshme.

“Ne duhet të përqendrohemi dhe të kemi vëmendje, të kufizojmë hapësirat mes reparteve dhe të tentojmë kundërsulmet, njësoj sikurse në duelet e vitit të kaluar”, deklaroi Montolivo për mediat italiane.

“Shpirti i ekipit, qëndrimi, qasja e duhur ndaj ndeshjes janë të domosdoshme në përballje me Barcelonën. Ne besojmë. Ky ekip ka shumë për të dhënë dhe ende nuk e ka shfaqur potencialin e plotë”, u shpreh ai.