Barca përgatit ofertën e re për Lewandowski – ka përmirësime në shumë
Barcelona ka bërë një ofertë të re për Lewandowski.
Sport
Robert Lewandowski vazhdon të jetë dëshira kryesore për skuadrën e Barcelonës.
Katalanët duan të kenë një pikë reference në sulm dhe Lewa shihet i duhuri për klubin.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca ka nisur një ofertë të përmirësuar drejt Bayernit, për kartonin e polakut, përcjell lajmi.net.
Barca ka ofruar 32 milionë euro + 5 milionë të tjera në formë bonusesh.
Oferta nuk ka diferencë të madhe nga ajo e kaluara, megjithatë sheh një avancim.
Bayern vazhdon të këmbëngul në prishjen e punëve të Lewas me Barcelonën. /Lajmi.net/