Barca mund ta lëshojnë Memphis Depay edhe me parametra zero

Memphis Depay mund t’i largohet Barcelonës si lojtar i lirë. Ylli holandez, Memphis Depay  mund të mos jetë në radhët e Barcelonës për sezonin e ri. Lojtari sulmues ishte në mesin e më të mirëve sezonin e kaluar, por tani kushtet ekonomike kanë bërë që të mendohet për largimin e tij. Matteo Moretto shkruan se…

Sport

08/08/2022 23:51

Memphis Depay mund t’i largohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Ylli holandez, Memphis Depay  mund të mos jetë në radhët e Barcelonës për sezonin e ri.

Lojtari sulmues ishte në mesin e më të mirëve sezonin e kaluar, por tani kushtet ekonomike kanë bërë që të mendohet për largimin e tij.

Matteo Moretto shkruan se Barcelona madje janë gati ta lënë lojtarin të largohet me parametra zero, përcjell lajmi.net.

Juventus mund të jetë skuadra që bën një lëvizje për lojtarin e Holandës.

Barca thuhej se do të kërkonte 20 milionë euro për të, por tani mund ta lëshojnë falas, vetëm për t’u liruar nga obligimi në pagë. /Lajmi.net/