Barca ka gati planin edhe për Mazraoui e Azpilicueta – dyshja Kessie-Christensen konsiderohen punë e kryer
Barcelona do të afrojë një numër të madh lojtarësh gjatë merkatos së verës.
Sport
‘Blaugrana’ janë akoma në proces të shndërrimit të skuadrës dhe ndërrimit të gjeneratës dhe po planifikojnë disa lëvizje shtesë gjatë verës, anash atyre që dolën të suksesshme nga janari.
Katalanët kanë në fokus emra si Andreas Christensen, Noussair Mazraoui, Cesar Azpilicueta e Franck Kessie.
Kessie e Christensen tashmë shihen si punë e kryer, derisa Barca ka gati planin konkret edhe për Mazraoui e Azpilicueta.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, Barca pritet t’i ofrojë yllit të Ajax një pagë prej 5 milionë eurove për sezon, përcjell lajmi.net.
Azpilicueta mbetet operacion më i vështirë, pasi Chelsea mund të shfrytëzojnë opsionin për t’i vazhduar atij kontratën për një vit.
Në anën tjetër, Barcelona po punon edhe për nënshkrimin me një super-yll, që do të ishte ‘qershia mbi tortë’ për gjithë këto transferime. Robert Lewandowski, Erliing Haaland e Mohamed Salah janë emrat që janë në listën “super-ylli”. /Lajmi.net/