Barca e ka të qartë planin – Azpilicueta si zëvendësues i Dani Alves

Barcelona vazhdon të jetë pas Cesar Azpilicueta.

Sport

16/06/2022 12:25

Skuadra katalane lidhet tash e sa kohë me transferimin e mundshëm të mbrojtësit spanjoll, Azpilicueta.

Pas largimit të Dani Alves mbrëmë, Barca e sheh edhe më të nevojshme lëvizjen për lojtarin e Chelsea.

Fabrizio Romano thotë se plani i Barcës është i qartë. Ata duan Azpilicuetan, përcjell lajmi.net.

Xavi Hernandez preferon një kontratë dyvjeçare për lojtarin me shumë përvojë, por Thomas Tuchel po punon në anën tjetër për ta mbajtur lojtarin në ‘Stamford Bridge’.

Azpilicueta mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, por luan edhe në pozitën e qendërmbrojtësit. /Lajmi.net/