Barca dhe Liverpool rivalizojnë Bayernin për shërbimet e Havertz

Ylli i futbollit, i cili luan me Bayer Leverkusen, Kai Havertz, ka përfunduar në shënjestrën e skuadrave të mëdha evropiane.

Sport

19/07/2019 14:14

Përveç Bayern Munich, në garë për shërbimet e talentit të Leverkusen janë futur edhe dy skuadra të mëdha evropiane.

Të dyja Liverpool dhe Barcelona janë duke treguar interesim për të riun gjerman, raporton ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Leverkusen nuk do ta lirojë lojtarin për më pak se 100 milionë euro, shifër kjo që penalizon skuadrën e Barcelonës.

Më herët lojtari ka thënë se nuk e di nëse Bayern Munich do të ishte zgjedhja e duhur për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/