Barca dhe Atletico kërkojnë yllin e Milanit

Alessio Romagnoli karrierën mund ta vazhdojë në La Liga.

Sport

13/12/2019 08:04

Janë Barcelona dhe Atletico Madrid që kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediumi italian, Calciomercato, që raporton për dëshirën e skuadrave spanjolle për të pasur në skuadër italianin 24 vjeçar.

Romagnoli ka luajtur të gjitha minutat këtë sezon në Serie A te Milan.

‘Rossonerët’ nuk dëshirojnë largimin e tij, dhe shpresojnë të largojnë interesimin e Barcelonës dhe Atleticos, duke i ofruar lojtarit kontratë të re.

Romagnoli te Milan është transferuar në vitin 2015 nga skuadra e Romës, dhe nga atëherë për skuadrën që drejtohet nga Stefano Pioli, ka zhvilluar 136 ndeshje./Lajmi.net/