Barazimi me Letoninë, Asllani: Bëmë shumë gabime – Sulmuesit punojnë në stërvitje edhe mesfushorët, nuk e di pse nuk vjen goli

Shqipëria ka barazuar edhe sot në ndeshjen e saj të parë me Letoninë, pas barazimit që e pati me Serbinë më 7 qershor në Air Albania. Këto rezultate të Shqipërisë, nuk janë të duhurat në qëllimin e saj për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026. Kristjan Asllani, një nga lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë tha se…

Sport

10/06/2025 23:40

Shqipëria ka barazuar edhe sot në ndeshjen e saj të parë me Letoninë, pas barazimit që e pati me Serbinë më 7 qershor në Air Albania.

Këto rezultate të Shqipërisë, nuk janë të duhurat në qëllimin e saj për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Kristjan Asllani, një nga lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë tha se në këtë ndeshje kanë bërë shumë gabime.

“Bëmë shumë gabime. Pjesa e parë ishte shumë e dobët. Donim ta fitonim këtë ndeshje për ëndrrën. Duhet të punojmë fort për të fituar ndeshjen e radhës në Shtator. Sulmuesit punojnë në stërvitje, edhe mesfushorët, nuk e di pse nuk vjen goli. Edhe sot nuk arritëm të shënonim, pasi ishte autogol”, ka thënë Asllani për Digitalb.

Shqipëria arriti të realizoj një gol në pjesën e parë të lojës por që u barazua nga Letonia në minutat e fundit të pjesës së parë. /Lajmi.net/