Barazim dramatik në Anfield (Video)

Liverpooli ka arritur të marrë një barazim në minutën e fundit të takimt të zhvilluar kundër Arsenalit në stadiumin, Anfield, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-2.

Sport

21/12/2014 18:58

Pjesa e parë kaloi nën dominimin total të Liverpoolit. Në minutën e 44’ Coutinho shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Sidoqoftë, në sekondën e fundit të pjesës së parë, Debuchy shënon me kokë për të barazuar rezultatin dhe për ta bërë pjesën e dytë sa më interesante.

Në minutën e 64’ pas një aksioni të mirë, Olivier Giroud shënon një gol të bukur me të majtën e tij, për të kaluar Arsenalin në epërsi.

Në minutën e fundit të takimit, Skrtel shënon një gol të rëndësishëm për të barazuar rezultatin. Me këtë barazim, Arsenali është në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Liverpooli ka 22 pikë.

Video