Baraliu nga New Yorku: Albin Kurti nuk ia ka haber lidershipit të shtetit

Analisti politik Bleron Baraliu ka kritikuar Qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.   Baraliu shkruan se si pasojë e mos-punës të VV-së në Qeveri, në zgjedhjet e 9 shkurti do të duhej t’i merrte 17-20% të votave.   Analisti thotë se Kurti nuk ka njohuri në politikbërje.   ”Rëndësi ka që të kuptojmë se Albin Kurti…

Lajme

26/12/2024 19:11

Analisti politik Bleron Baraliu ka kritikuar Qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

 

Baraliu shkruan se si pasojë e mos-punës të VV-së në Qeveri, në zgjedhjet e 9 shkurti do të duhej t’i merrte 17-20% të votave.

 

Analisti thotë se Kurti nuk ka njohuri në politikbërje.

 

”Rëndësi ka që të kuptojmë se Albin Kurti nuk ia ka haber lidershipit të shtetit e madje as të ekipit të vet. Ai tani është dëshmuar një injorant total në politikën ndërkombtare”, shkruan Baraliu.

 

Postimi i plotë:

 

Mea calpa

 

Në kushte normale, në rrethanat e krijuara, VV në zgjedhjet që vijnë do të kishte rënë në 17-20%.  Por në Kosovë kushtet nuk janë normale, dhe dështimet e idhujve duan dyfish më tepër kohë për dekontaminim të votuesve nga amullia.  Prandaj VV ka gjasa t’i fitoj zgjedhjet sërish me 35-39% të votave.

 

Ky është veç konstatim imi, vrojtuar nga larg, pra pa matje.  Gjatë dy javëve të ardhëshme do të mundohem të analizoj statistikisht ku qëndrojnë votuesit, dhe ka mundësi të gjendem gabim, ka mundësi UBO është më pak i fryrë se mendoj unë, por kjo nuk ka rëndësi…

 

Rëndësi ka që të kuptojmë se Albin Kurti nuk ia ka haber lidershipit të shtetit e madje as të ekipit të vet. Ai tani është dëshmuar një injorant total në politikën ndërkombtare.  Propagandës, nxitjes, akrobacioneve elektorale që mashtrojnë turmat, po — këto i di, por edhe propaganda e këtij pushteti rrëzohet një ditë si gjithëherë më parë, kur njerëzit nuk kanë rrymë, shëndetësia vazhdon të mbetet në gërmadha, e arsimi në fund të pusit.  Për ekonominë dhe inflacionin nuk po flasim fare.

 

Albini e di këtë, sikur e di që sondazhi i UBO është tejet i fryrë, prandaj edhe po mundohet të sjellë në kulm votën e diasporës, sepse në diasporë folklori patriotik i mban njerëzit më gjatë në kllapë — sepse ata nuk i ndiejnë në palcë dështimet e pushtetit.  Unë, së paku, në shenjë përgjegjësie të gjykimit tim të gabuar, nuk do të regjistrohem fare për të votuar (në diasporë), sepse nuk kam si t’a meritoj këtë të drejtë në rrethanat e tanishme që kam ndihmuar vet ti sjellë…

 

Dhe kur jemi te patriotizmi, duhet theksuar se në rrafsh optik Albini e ka luajtur fort mirë lojën politike të veriut dhe s*rbisë, mjaftueshëm që edhe intelektualë si shumë miq të mi mos të arrijnë të perceptojnë hipokrizinë e Ohrit, tradhëtinë e Manastirit të Deçanit, dhe abdikimin e kauzës së bashkimit kombëtar nga Albini… Në këtë pikë, më duhet të them, edhe unë vet kam faj, dhe jo pak.

 

Mea culpa, sepse e dija që pa kaluar nëpër Albinin nuk përmbyllej koha e zezë e tranzicionit të pas luftës, dhe mendoja se ardhja e tij përbënte rrugën më të shkurtër drejt progresit dhe vitalizimit të gjeneratës së ardhshme në politikë.  Por nuk e dija atë kaq hipokrit e të pa aftë, ndoshta dhe mashtrues.  Për injorant të politikës Albinin e pata mësuar qysh më 2011 gjatë përpjekjes sime të dështuar t’a bindja që të mbështeste bacin Adem.  Por, as vet nuk e dija për oportunist kaluar paraardhësve të tij, që kauzën kombëtare e kishte karrem për vota.  Dhe tani, kur ky karrem është mekë, ai trumbeton zëvendësues të tjerë: veriu, gjykatat, s*rbia, rusia, vucici e ku ta di unë.

 

Dhe delet — sidomos nga gurbeti, do radhiten sërish para kutisë së votimit, ani pse 20% më pak se më parë mendoj unë…  Ju duhen edhe katër vjet atyre ta provojnë se mos vallë, mos ndoshta kësaj rradhe të njëjtat metoda nuk do të sjellin të njëjtat rezultate por diçka më mirë.

 

Sepse kjo është vet çmenduria miq, bashkë me alternativat joserioze dhe mungesën e konkurrencës së denjë para votuesve këto janë rrethanat lehtësuese për Albinin. Sepse kështu ecën Kosova jonë ndër shekuj, dyfish më ngadalë, dyfish më zvarrë 😢